UBT

Lubomir Maric e Sinani flasin për klimën e mirë ndëretnike në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Lubomir Maric, së bashku me bashkëpunëtorët vizitoi sot Komunën e Kamenicës, ku u prit nga Kryetari Begzad Sinani, nënkryetarët Fatmir Matoshi e Dragisha Savic, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Ky takim kishte karakter të shkëmbimit të informative me MAPL-në rreth funksionimit të institucioneve lokale të Kamenicës, punëve dhe projekteve që po realizohen në komunë dhe shqyrtimit të mundësive për të mbështetur Kamenicën nga MAPL-ja dhe donator e organizata të tjera ndërkombëtare.

Sinani e njoftoi Ministrin Maric me projektet kryesore në Komunën e Kamenicës dhe me angazhimin e institucioneve lokale për zbatueshmërinë e ligjit dhe avancimin e të drejtave të gjitha komuniteteve në Kamenicë. “Është krijuar një klimë e mirë ndëretnike dhe për këtë më meritorët janë vet qytetarët që jetojnë këtu. Kjo harmoni ndëretnike Kamenicës nuk i është shpërblyer aq sa duhet, andaj kërkojmë mbështetjen tuaj dhe të qeverisë së Kosovës në përgjithësi për projektet e Kamenicës” ka thënë Kryetari Sinani.

Hidromorava

Ministri Maric është shprehur i kënaqur me të arriturat e Kamenicës dhe është shprehur i gatshëm që të mbështes komunën në realizimin e kërkesave të qytetarëve.”Këtë vit do të financojmë ndonjë nga projektet tuaja, ndërsa gjatë ditëve në vijim ne do të prezantojmë kërkesat tuaja edhe tek organizatat kredibile ndërkombëtare” ka thënë Ministri Maric.

Ndër projektet e propozuara që u diskutuan në takim është rregullimi i parkut të Kamenicës dhe asfaltimi i një pjese të parkingjeve dhe trotuareve nga rrethi në qendër deri tek kisha ortodokse, ndërtimi i një ure në Kopërnicë dhe projekti i asfaltimit të një pjese të rrugës në fshatin Moqare.

Sinani dhe Ministri Maric me bashkëpunëtorët bën një shëtitje deri tek parku i qytetit dhe deri tek kisha ortodokse ku biseduan për disa qaste me përfaqësuesit e fesë ortodokse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.