Eko Higjiena

Luana Vjollca: Unë këngëtare dasmash? Kurrën e kurrës!

/ 2 minuta lexim
HW

Luana Vjollcën tashmë publiku e njeh jo vetëm si moderatore por edhe si këngëtare. Pak ditë më parë ajo publikoi klipin “Benzina” dhe gjithahstu gjatë verës është angazhuar me koncerte kryesisht jahstë Shqipërisë.

Pak ditë më parë u zbulua se Luana nuk do të jetë më moderator e “Pa Limit” dhe e nde nuk dihet nëse do të jetë më pjesë e Top Channel.

Kështu ajo i është përkushtuar muzikës. E ftuar në “Top Albania Radio” ditën e djeshme Luana na ka zbuluar një detaj; Ju mund ta shihni të performojë në koncerte por kurrën e kurrës nuk do të këndojë në dasma.

ARKATANA

Një dëgjues i radios shkruajti në formë shakaje se muaj më parë kur u martua, kënga e Luanës ende nuk ishte bërë publike dhe ky do t’i mbetej gjithmonë peng. “Benzina”, sipas dëgjuesit, por edhe këngë të tjera të moderatores duhet të transmetohen apo këndohen në dasma. Megjithatë duket se këngëtarja nuk mendon aspka kështu. Ajo i ka rrëfyer moderatores Dojna Mema se nuk do të donte të këndonte në dasma. “Nuk do të bëhem kurrë këngëtare dasmash (qesh).

Do të këndoja nëpër evente të ndryshme e sigurisht nëpër koncerte, por në dasma jo. Këngët e mia nuk janë të përshtatshme për ceremoni martesore dhe kurrë nuk do të krijoj muzikë dasmash”, është shprehur Luana. /Blitz/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.