Luan Krasniqi në festën Kuq e Zi
Vlorë – Festa e Pavarësisë më 28 nëntor, mblodhi në Shqipëri emra të njohur shqiptare nga mbarë bota.
Ndër këta emra është vërejtur edhe ish-boksieri nga Juniku, Luan Krasniqi, i cili ka ndarë gëzimin e kësaj feste me bashkëkombasit e vetë duke u argëtuar dhe fotografuar në mesin e tyre.
Legjenda e boksit shqiptar, ka prezantuar me krenari në Facebook një seri fotosh që ai kishte marrë gjatë qëndrimit të tij në Tirane dhe Vlorë, ndërsa ka treguar që është ndjerë i vlerësuar për ftesën që kishte marre nga kryeministri Berisha “Rrugës për në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha më ka ftuar në festën zyrtare për 100-Vjetor në Vlorë. Një ndër i madh për mua!”, ka shkruar ish-boksieri në rrjetin e tij në Facebook.
Luan Krasniqi është njëri ndër boksierët më të suksesshëm shqiptar që ka prekur majat e boksit profesional botëror.(koha)