Luan Krasniqi kritikon ‘Kobran’

Luan Krasniqi ka kritikuar mënyrën se si boksoi Kubrat Pulev kundër Wladimir Klitschkos. Legjenda e boksit kosovar, Luan Krasniqi, ka kritikuar boksierin bullgar, Kubrat Pulev.
Krasniqi theksoi se Pulev boksoi me duar të hapura dhe me shumë vetëbesim, ҫka edhe i solli humbjen.
“Paraqitja e Wladimirit dje ishte një sport i mrekullueshëm. Përveҫ asaj, u vërejet edhe kjo: Kubrat Pulev boksi shumë hapur dhe një gjë e tillë nuk bënë në kategorinë e peshave të rënda në nivelin më të lartë, ajo dënohet. Ai dukej me shumë vetëbesim”, shkroi në Facebook, Krasniqi.