Uji Dea

LPD reagon kundër shantazheve të pushtetit multietnik në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc- Lëvizja e Progresit Demokratik, i kupton problemet e Partisë Demokratike në pushtet, rreth qeverisjes multietnike, por nuk i lejon shantazhet, obstruksionet dhe marifetllëqet e saj me këshilltarët opozitarët, për të cilët ka kush të jap llogari dhe përgjegjësi.

Partia në pushtet, PD-ja me një përvojë gati dyvjeçare, vet i ka begenisur partnerët koalicionit dhe disa herë ka deklaruar se ka stabilitet në Kuvend, prandaj nga ky shqetësim se po angazhohet për të shkëputur ndonjë këshilltar nga opozita, duke llogaritur herë te LPD-ja, herë te UDSH-ja e herë te dy këshilltarët e mbetur serbë jashtë koalicionit aktual.

LPD-ja, një herë ia ka bërë të qartë koalicionit qeverisës, se nuk ka lëkundje në radhët e këshilltarëve të këtij subjekti politik dhe çdo përpjekje, që bëhet për të futur sherr dhe paqartësi te opozita është e kot, naive dhe cinike.

Mobi Casa

LPD-ja së bashku me partnerët opozitarë i kanë vënë për mision vetes, të angazhohen që edhe nga ky pozicion të kontribuojnë për të mirën e qytetarëve shqiptarë, në realizimin e kërkesave të tyre legjitime. Por, nëse i pengojnë kritikat e opozitës, pushtetit lokal, ai, duhet të mësohet me rregullat e lojës për ndryshime pushtetare, kur paraqiten ngërçet politike dhe kolapset ekonomike.

Një pushtet nuk mund të ketë jetë të gjatë, nëse mbështetet në diferencimet ideo-politike, dhunën dhe hakmarrjet ndaj kundërshtarëve, po posaçërisht ndaj një klase politike me të cilën e ka ndarë të mirat dhe të këqijat e jetës thuhet në reagimin e LPD-së të nënshkruar nga Jonuz Musliu./rajonipress/