ARKATANA

LPD kundër banesave të refugjatëve serb në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja e Progresit Demokratik, përmes një kumtese kundërshton iniciativën e pushtetit multietnik lokal në Bujanoc, për ndërtimin e një kompleksi banesor për refugjatët serbë nga Kosova, të cilët aktualisht jetojnë nëpër qendra kolektive të kësaj komune.

Në kumtesën e saj, ky subjekt këtë veprim e quan absurd dhe i cili i shkon për shtati partnerëve të koalicionit serbë, Beogradit dhe serbëve pakicë, për ta ndryshuar hartën demografike në dëm të shqiptarëve etnikë.

“Si mund të arsyetohet një vendim i tillë i pushtetit lokal në Bujanoc, për t’i integruar dhe shpërblyer refugjatët serbë, në mesin e të cilëve ka edhe kriminelë lufte, a në anën tjetër të harrohen me mijëra shqiptarë nga Malësia e Bujanocit, qytetarë të kësaj komune, të cilët pa dëshirën e tyre u dëbuan nga vatrat stërgjyshore, duke iu shkatërruar pasuritë e tyre nga huliganët serbë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes së Progresit Demokratik me seli në Bujanoc.

FITORJA

Ky subjekt mëtej thekson se “ndërtimi i pesë shtëpive, në Bujanoc, për refugjatët serbë nga Kroacia dhe Bosnja, si dhe iniciativa për ndërtimin e kompleksit banesor për refugjatët serbë nga Kosova, nuk mund të kualifikohen ndryshe përveç kolonizimit të kësaj komune me serbë, si në kohën e Millosheviqit”.

Përmes kumtesës Lëvizja e Progresit Demokratik shprehet e shqetësuar, dhe “një iniciativë të tillë të pushtetit multietnik lokal e shikon me një shqetësim, ngase me këtë tentohet të zvogëlohet elementi shqiptar, ne favor të atij serb, i cili në Komunën e Bujanocit, ka qenë gjithmonë pakicë”.

Vlenë theksuar se iniciativa për ndërtimin e kompleksit banesor për refugjatët serb, sipas një dokumenti të nënshkruar nga ish-kryetari i Komunsë së Bujanocit Shaip Kamberi, ishte marrë më 28 shtator të vitit të kaluar, kur edhe Lëvizja e Progresit Demokratik qeveriste me këtë komunë, ndërsa kryetari i saj Jonuz Musliu mbante postin e kryetarit të Kuvendit Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.