UBT

LPD – kërkon vendin meritor në KKSH

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja e Progresit Demokratik, gjatë zgjedhjeve të fundit në Këshillin Kombëtar Shqiptar, tregoi një sukses, duke u treguar një faktor në formimin e qeverisjes së re të këtij institucioni të lartë politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kreu drejtues i LPD-së, Shqiprim Musliu dhe kandidati për kryetar të mundshëm në KKSH, Nevzad Luftiu, në prononcimet e tyre, janë deklaruar se kërkojnë kreun e këtij institucioni, përndryshe do të mbeten në opozitë.

Disa parti politike një paraqitje të tillë publike, po e marrin si kushtëzim për zvarritjen e formimit të qeverisjes së KKSH, e cila nuk mund t’i ikë afateve kohore për konstituim.

Po këto parti sikur po harrojnë se LPD, që nga zgjedhjet e para demokratike në Bujanoc, ka udhëhequr me organin më të lartë të pushtetit lokal me Asamblenë komunale deri ne vitin 2020, dmth plot 18 vjet.

ARKATANA

Në zgjedhjet e fundit të 2020, koalicioni i ashtuquajtur i unitetit shqiptar ia mori mandatin e kryetarit të Kuvendit Komunal LPD-së, po ashtu edhe një vit pa mbaruar mandatin KKSH, ia marrin mandatin kësaj partie të cilën e udhëhiqte lideri i kësaj lëvizje, i ndjeri Jonuz Musliu.

Këto parti politike për ta korrigjuar gabimin politik të bënë ndaj LPD-së, duhet t’ia kthejnë borxhin, duke ia ofruar vendin meritor LPD-së në KKSH, të cilën ajo e treguar me aktivitete konkrete në fushën e angazhimeve politike për realizimin e kërkesave shekullore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, për zgjidhjen e përdorimit me ligj të simboleve kombëtare, dygjuhësisë, integrimit të shqiptarëve në institucionet lokale dhe qendrore, nostrifikimin e diplomave nga Kosova, si dhe risocializimin e ish ushtarëve të UCPMB-së, njërës nga kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë shqiptare.

Zijadin Rashiti, ish kryeredaktor i RTV Bujanoci

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.