Mobi Casa

LPD: Aksioni policor u bë për ta destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë

/ 2 minuta lexim
HW

Me rastin e bastisjeve të kryera nga ana e pjesëtarëve të policisë speciale, në mëngjesin e 22 korrikut, në shtëpinë e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, dhe njëherit kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, si dhe në dy shtëpi tjera në fshatin Konçul, me urdhër të prokurorisë speciale për krim të organizuar nga Beogradi, ka reaguar Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD).

Në këtë reagim të këtij subjekti shqiptar me seli në Bujanoc, ku u arrestua djali i kryetarit të KK të Bujanocit dhe njiherit kryetar i KKSH, Jonuz Musliut, Flamur Musliu dhe dy persona tjerë nga fshati Konçul, Kryesia e LPD-së dënon këtë akt i cili sipas tyre ka prapavi politike, me qëllim të mbjelljes së frikës dhe pasigurisë në popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.

ARKATANA

“Gjatë këtyre bastisjeve janë bërë demolime të shtëpive edhe pse në disa shtëpi nuk ishin prezent banuesit e tyre, duke mos lënë asnjë procesverbal mbi bastisjen e kryer dhe duke u sjell në mënyrë arrogante”, thuhet në reagimin e këtij subjekti të cilin e përcjellë portali Titulli.com.

Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik vlerëson se ky aksion policor e zbeh edhe më shumë besueshmërinë e institucioneve shtetërore tek popullata shqiptare dhe të njëjtin e kualifikon si akt politik me qëllim të destabilizimit të situatës politike dhe të sigurisë dhe zbrazjes së Luginës së Preshevës nga shqiptarët. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.