UBT

Lotët e Albenitës dhe Albionës

/ 3 minuta lexim
HW

Nga Demir Krasniqi

Më 1999 –
N’ Kosovë , u ndez lufta në të katër anë !
Lotët e Albenitës dhe të Albionës –
Ua përlotën sytë , njerëzve të mbarë botës !

Lotët e tyre prekën mbi të gjithë planetin –
Këto dy motra t’ vogla , si ta ruajnë shëndetin ?!
Fotografia e tyre , shkoi anë e mbanë botës –
U bë simbol i luftës së egër të Kosovës !

Njëzet vite më parë , Albenita mbeti n’ vajë –
Nga se , ajo i humbi dy prindërit e sajë !
Baba i ishte vrarë nga serbët ushtarë ,
Nëna i ishte zhdukur gjurmët pa ia parë !

Albenita trevjeçare nga Bukoshi i Kosovës –
Më 7 Prill ’99 , u përhap tërë botës !
Kur panë fotografinë e vajzës plot vajë –
Gazetarët e BILD- it , shkuan n’ kërkim të sajë !

Duke hulumtuar nëpër Shqipëri –
Vetëm pak më vonë e gjetën atë fëmijë !
Albenita kishte ikur me motrën plot vaj –
Albionën njëvjeçare dhe gjyshen e saj !

Me mbështetje t’ BILD – it , organizatë humanitare –
“Një zemër për fëmijë” – fëmijëve iu bë çare !
Që të tretë me datë 10 Prill , i morën në Shqipëri –
Për t’i shpëtuar nga uria , i sollën n’ Gjermani !

N’ qytetin Hamburg , pa asnjë pikë hileje –
Motrat u pranuan bashkë nga një familje !
Me rroba të reja fatin e kanë gjetë
Dhe u lindi shpresa për një jetë të qetë !

ARKATANA

Me vajzat jetime , gjithnjë bënin nderë –
BILD-i ndihmoi Albenitën me letra me vlerë !
“Më kujtohet vetëm pak , s’ kisha frikë absolutisht –
N’ Gjermani , ne ishim t’ mirëpritura ngrohtësisht !…

U ndjeva shumë mirë “ – thotë Albenita plot kënaqësi –
Kur BILD-i e vizitoi n’ shtëpi t’ saj në Itali !
Me gazetarët gjermanë, Albenita n’ atë shtëpi –
Shfletoi një album të vjetër me fotografi !…
Aty gjendeshin fotot e vogëlushes plot vaj
Dhe fotot e dasmës së prindërve të saj !…
Ftesën e manifestimit : “Një zemër për fëmijë”-
Albenita e kishte ruajtur prej vitit 2001 !

“Unë , ende nuk mundëm ta kuptoj për besë –
Se sa shumë gjermanët kishin marrë pjesë ,
Gjatë rrëfimit tim , që është transmetuar ,
Pa “Një zemër për fëmijë” , nuk do t’ kishim mbijetuar”!

Sot , te Albenita me motrën e saj –
N’ sytë e tyre ka drita e ma nuk kanë vaj !
Ato , sot jetojnë n’ veri të Venedikut –
Tek halla e tyre , në shtëpi të mikut !

Vajzat u vendosën këtu n’ moshë të re –
Që atëherë kur ishte viti 2003 !
N’ përjetime t’ vajzave , pas vdekjes së gjyshes –
Këtu filloi një jetë krejtësisht më ndryshe !

Jo vetëm historia e jashtëzakonshme e shpëtimit,
Që me motrat i ndërlidhët rrëfimit !
Albiona vuan prej epilepsisë –
Albenita kujdeset për te rreth shtëpisë !

Me këdo që takohet , Albenita flet e lirë :
“Unë jam motra, nëna dhe shoqja e saj më e mirë !
Kështu edhe duhet , ne që të qëndrojmë –
Se gjithmonë n’ këtë botë nuk do të jetojmë !”

Gjilan, më 02.12.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.