UBT

Lotët e Admir Mehmedit thyen zemrat e shumë tifozëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Të martën kryqin zviceran e ka parë e tërë bota. E kanë parë me miliarda njerëz. Zvicra është një vend i vogël, por me zemër të madhe. Këto janë fjalët e një emigranti tunizian që sot ishte tifozi më i flakët rrugëve buzë liqenit Bodensee.

Eliminimi i Zvicrës nga garat e kampionatit botëror për të ishte vetëm një humbje në fushë që solli një fitore të madhe në zemrat e miliarda njerëzve anembanë botës.

Sot e gjithë bota e di se ku është Zvicra, edhe amerikanët jugorë, edhe ai argjentinas që më pyeti një vit më parë se ku i bjen ky vend e ka parë sot Zvicrën, tregonte me krenari Kerimi që ka kaluar pjesën më të mirë të jetës në këtë vend.

„Ky është temperamenti i juglindorëve, kjo është Zvicra multikulturore me futbollistë që të bëjnë krenarë ta duash e ta puthësh kryqin zviceran“, bërtiste tuneziani, i cili ka tri dekada që jeton në Zvicër.

Eco Higjiena

Për dy vajzat e reja zvicerane, Maria dhe Jenny, që prisnin të mërzitura skaj rruge makinat e pakta defiluese, Zvicra luajti shumë mirë, por ishte e pafat në fund të lojës.
Ne luajtëm mirë, thanë ato, por nuk patëm fat. Arbitri nuk e dëshironte Zvicrën më tej, ai referonte kundër nesh, ishin ato njëzëri. Inler është lojtari i preferuar i Marias, dhe ai luajti mirë.
I preferuari i vajzës tjetër, Shaqiri, tashmë ka hyrë në zemrat e shumë të rinjve. Ai është bërë idhull jo vetëm i Jenny-t, por edhe i shumë e shumë zviceranëve të tjerë.
Futbolli sot bashkoi qytetarët e Zvicrës: dhimbshëm e në lotë, por krenarë që u matën dinjitetshëm deri në minutat e fundit të lojës shtesë me njërin ndër ekipet favorite të këtij kampionati, Argjentinën.

Secondot e Zvicrës sfiduan sot emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, si; Messin, Di Marian, Lavezzin, Higuanin.

Secondot e Ballkanit as sot nuk e kënduan himnin, por treguan zemër e sakrificë në fushë, ata e deshën fitoren më shumë se çdo qytetar tjetër i Zvicrës.

Dëshpërimi dhe lotët e Admirit ishin dëshpërim i gjithë vendit. Ishin lotë të një humbje të dhimbshme që nuk e merituam./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.