RCCOLA

Lorik Ilazi: Titulli që na qoi në qiellin e shtatë

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Trajneri i KV Drita tek femrat, Lorik Ilazi, pas suksesit në Kupën e Kosovës dhe titullit të Kampionit, ka përmbledhur gjithë stinorin në një postim në ‘Facebook’.

Ky është postimi i plot i Ilazit:

Titulli që na qoi në qiellin e shtatë

Në një vit të sfidave, s’kishim sesi ta mbyllnim më mirë. Pas Kupës së Republikës, tash edhe Kampion të Kosovës për herë të shtatë (dhe të tretën rradhazi)

Ky klub, kjo dashni, ky entuziazëm e kjo mbështetje, na dha zemër e kurajo për ta bërë më të mirën. Sot e kemi më së vështiri të flasim, sepse ju na latë pa fjalë për mbështetjen e madhe që na dhatë. Sot jemi krenarë që Bashkim Selishta – Petriti, theu rekord në histori të volejbollit në Kosovë Kampion… dhe vetem kampion!

Po e filloj me thënien që flen më së miri në shpirtin tim “Ne jemi Drita, ne jemi Kampionë…” Sa shumë të duam o trofe, edhe atëherë kur dukej se TI do të largoheshe nga ne, prapë gjetëm forcën dhe treguam se kush është kampion dhe ku e ke vendin që shkëlqen më shumë. Ishim 4:1 ne setin final duke e humbur ndeshjen më të rëndësishme dhe bashkë me të edhe titullin… POOOOR JOOOO….

Nga ai moment e gjetëm forcën, të cilin e ka vetëm kampioni i vërtetë dhe e fituam: atë set, atë ndeshje, 2 takime tjera e bashkë me to edhe Kupën. Kjo është super fuqi, kjo është e super natyrshme – që vetëm Drita e ka! Krejt kjo fuqi vetem te rriten nga disa të ashtuquajut “INTELEKTUALËT”… …nuk ka hijeshi, motiv e as bukuri të kësaj loje pa Ju!!!

Urime ju qoftë edhe titulli i shtatë, o zemërbardhë e jetë kaltër… sepse ju ishit lojtari jonë i shtatë… E filluam si dy kampionë ta formonim ekipin së bashku… Së bashku ne të dy nuk u ndalëm asnje moment, nuk u zhgënjyem kurrë edhe para pengesave të mëdha që na dolën rrugës, e harruam vehten para ekipit, atëherë kur ekipi pati nevoje ishe ti, u fute edhe në lojë në ndeshjen që na siguronte vendin e 1-rë për play-off dhe si kampione e fitove ndeshjen…

Vetëm një kampione si ti Vlora BERISHA mundet ashtu. Njeriu hallet e mëdha i ndan me atë që e konsideron si vëlla. Unë afër kisha një njeri që nuk e ndaj nga vllau, një njeri që është adresë kur qajmë e qeshim, e nga i cili e merr forcën që të gjejë çlirimin e shpirtit, e merr forcën edhe për të vazhduar tutje… e ai është Arben Bislimi, shoku im që e kam si vëlla. Ata të cilët të duan më shumë se veten dhe të pranojnë ashtu si je, janë familja. Ata japin gjithçka që të të shohin më lartë se vetja e tyre. Nani më telefononte pas çdo fitoreje me krejt buzeqeshje me fliste duke e komentuar ndeshjen, të cilën nuk kishte guxim ta shihte deri në fund. Por sinjalin për fitore e merrte nga gëzimi i Fronit dhe Junes, të cilët duke kërcyer, i bënin të kuptojë se ndeshja u fitua.… faleminderit zot qe te kam oj Nani Miasere Ilazi…

Fundamenti

Tina me thoshte gjithmonë per te me pregaditur nga mos merzitja vlla hajt se qysh do boll ke fitu po ne sy e shihsha qka po mendon e çdo ndeshje në palester e duke me tregu qe e ka pa edhe shume here te perseritur ne tv…

Genci nuk folem 2 jave, nuk me thiri as nuk e thira, isha duke humbe nuk kisha çka ti thoja, nuk guxoja ta thërrisja, edhe ai nuk kishte çka t’më thoshte, e zgjidhte heshtjen. Kaltrina Ilazi Genc Ilijazi E kisha ne mendje por nuk kisha guxim ta thërras e as nuk më thërriste pas humbjeve. Ne mendje mendosha është me Etnen dhe nuk merzitet shumë qe une po humbi. Ju duaaaaaa Vllaaaa Etna te don xhaxha Lola. Njeriut ne jete per te jetuar i duhet, ajr, uje, diell, frymë ….. mua te gjitha keto zoti mi ka grumbullu ne nje fjale – ne fjalen ADA (Adelajda Fran Prenga) – SHET pa ty s’kam jetë.

Titulli i kampionit, ai trofe, është ndërtuar me shumë orë, ditë, muaj punë, shumë djersë e sakrificë, sepse ne nuk dimë ndryshe. Kampione Adelajda Fran Prenga, Vlora Berisha, Vesa Shabani, Altuna Ibrahimi, Agnesa Hajdari, Venera B. Kadriu, Megi Bislimi, Rrezelinda Thaqi, Loresa Avdyli, Xhuda Kruti, Erëza Rushiti, Aquincia Strambler, Melek Erbuğa … unë përkulem para juve…

JU JENI IDHUJT E MI…. sepse të jem i sinqertë unë e di që të më durosh mua një vite, mua qe ndonjehere nuk e duroje as vehten nuk është e lehtë por ju e bete kete, ju kurrë nuk u ndalët, kurrë nuk e dëgjova fjalën JO, por ju vetëm zgjodhët punën e disiplinën, Kurrë nuk e bëtë atë që nuk është sportive …. ju jeni vërtetë KAMPIONE NË FUSHË – KAMPIONE NË JETË!

Trajnerë kampionë Fatlum Hajrizi, Albin H Rexhepi, trajneri jam 0(zero) pa ju, jam njeri me me fat ne bote që ju kam në staf, ju jeni ata qe jeni kujdesur edhe une te jem i qete e te jem mire, me keni marr qdo dite te kalojme kohe bashke duke me ndejtur afer vetem te arrijme aty ku duhet, kur une dosha te ju thojsha beje kete pune sa e kthesha koken ta them ti e ke bere… Te tjeret kur humbin krenohen se ne formacion kane pasur lojtare nga 15 vjeq, kurse te ne me e vogla zgjedhet MVP, ky eshte Kampioni, keta jeni ju. Lumi, Bini ju jeni dy krahte e mi. Fatlum Hajrizi Albin H Rexhepi #MyIdols #MyGirls #MyStaff

E lashë për fund, njeriu që më ndihmoi financiarisht dhe atë më së shumti ndonjëherë… Një njeri që nuk mund ta harrojmë në këtë letër falemderimi, e ai është kryetari i Komunës z. Alban S. Hyseni – FALEMINDERIT… Njeriu që i plotësonte kërkesat e nevojat tona, shpesh edhe pa e kërkuar atë që na takonte, sepse ndiheshim keq dhe hezitonim ti vinim në situatë të keqe.

Kryetar e ke lehte te punosh me Kushtrim Zeqirin e Besart Selimin afer, ta kam zili per keta dy! Faleminderit Kushtrim Zeqiri ooooo drejtori ma i madh i sportit Faleminderit Besart Esat Selimi perkrahes pa rezerve i volejbollit

Faleminderit Flamur Bunjaku – Rinora 4, qdo vite ndihme, qdo vite mbeshtjetje – MULI të dua, Faleminderit Lulzim Grainca – Invest Brand je miku im i veqant, Faleminderit deputet te Kuvendit Komunal të Gjilanit, Faleminderit Komuna ime, Faleminderit qytetarë të Gilanit dhe mbështetës të Dritës. Koha për festë mbaroi, ne prej sot i përvishemi punës për misionet dhe sfidat e reja që na presin, duke mos u ndalur asnjëherë t’ju bëjmë krenarë.

#DritaImeFamiljaIme #KAMPION