UBT

Lorik Ilazi: Kërkojmë titullin e tretë rresht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Volejbollistet e Dritës sonte duke filluar në ora 20:00 në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, në ballafaqim me volejbollistet e Skenderajit, kërkojnë titullin e tretë radhazi në volejbollin e Kosovës.

Në ndeshjen e parë volejbollistet e Dritës pas një ndeshje dramatike kishin mposhtur vashat nga Skenderaj me rezultat 3-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit, skuadra e Skenderajit ka mposhtur vashat e Dritës me rezultat 3-1.

Sipas rregullave në ndeshjen e tretë e cila zhvillohet sonte përcaktohet se kujt do ti takoj titulli i kampionit.

Uji Dea

Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është mjaft optimist se skuadra e tij do të del triumfuese.

“Do të jetë edhe një ballafaqim në mes dy skuadrave më të mira në volejbollin e Kosovës, gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur maksimalisht që titullin e kampionit ta festojmë për herë të tretë radhazi dhe të bëjmë hat-trik, një disponim i tillë është tek të gjitha volejbollistet por do të kemi edhe përkrahjen e madhe të tifozëve “Intelektualëve”, që pritet të mbushin Palestrën në Gjilan, do të jetë një spektakël i volejbollit dhe këtë spektakël do ta ndajmë së bashku”.

Siç bëjnë të ditur tifozët “Intelektualët”, do të jenë në numër të madh në këtë ballafaqim të finales për titull të kampionit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.