Uji Dea

Lorik Ilazi: Duam titullin, spektakli na pret të enjtën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Volejbollistet e Dritës të enjten duke filluar në ora 20 në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan ballafaqohet në ndeshjen e parë me skuadrën Skenderaj nga Skenderai.

Volejbollistet e Dritës pasi fituan Kupën e Kosovës për herë të trete radhazi kanë shtuar apetitet e tyre që këtë stinor ta përmbyllin në mënyrë triumfale duke u shpallur kampione të Kosovës.

Ndeshja e parë Play-Off-it do të zhvillohet në Gjilan duke qenë një përparësi e madhe për vashat e Dritës.

Njeriu i cili po bën revolucion me volejbollistet e tij padyshim është trajneri Lorik Ilazi i cili nuk dyshon në asnjë moment në aftësitë e volejbollisteve të Dritës.

Ilazi para kësaj sfide të madhe të volejbollit për, rajonin pres, deklaroi: “Ne jemi të përgatitur maksimalisht shpresoj se edhe në këtë pjesë të finales do të paraqitemi me ritëm të njëjtë sikur gjatë tërë edicionit të garave ku nuk kemi pësuar asnjë humbje”

Uji Dea

Trajneri Lorik Ilazi thekson edhe pse skuadra e tij është në formë të jashtëzakonshme ne respektojmë kundërshtaret tona nga Skenderai. “Përball do të kemi një skuadër shumë të organizuar e cila në mesin e sajë ka volejbolliste shumë cilësore, janë të organizuar mjaftë mirë e njiherit qëndrojnë edhe në mënyrë financiare mjaftë mirë
ato do të kërkojnë të na befasojnë në mënyra të ndryshme”.

Ilazi edhe pse ka respekt tek kundërshtaret ai ka besim të madh tek volejbollistet e Dritës që edhe këtë pengesë ta tejkalojnë dhe të sjellin titullin e kampionit në Gjilan.
“Falë punës që kemi bërë për një kohë të gjatë dhe formën të cilat kanë treguar vajzat e skuadrës sime, duke ushtruar çdo dit nga 3 orë ushtrime të vështira, shpresoj se edhe në finale këto vajza do të tregojnë potencialin që kanë në mesë rrjetave”.

Trajneri Ilazi shpreson se me titullin e fituar për herë të parë në histori të sportit të Gjilanit një skuadër e këtij qyteti do të bën pjesë në garat evropiane.
“Po që se ngadhënjejmë në këtë finale të ligës së Kosovës në volejboll dyert në garat ndërkombëtare do të na hapeshin do të jetë një kurorëzim për punën që kemi bërë me vite të tëra, por do të jete edhe një tregues se puna e këtyre vajzave që derdhin djers për të mirën e klubit qytetit, e shtetit të Kosovës të shpërblehet në paraqitjet ndërkombëtare”

Jo vetëm trajneri Ilazi por tëre skuadra e Dritës ka një porosi për qytetarët e Gjilanit e në veçanti për tifozët e sajë “Intelektualët” që të enjten në ora 20 ti përkrahin drejt titullit të kampionit.
“Do të jetë një festë e volejbollit, shumë qytetarë dhe tifozët “Intelektualët” na kanë premtuar se do të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme, këto vajza e meritojnë një përkrahje të tillë këto janë bijat e motrat tona të qytetit të Gjilanit andaj mos ngurroni. “Pa tifozët edhe fitorja nuk e ka ëmbëlsinë e sajë e këtë ëmbëlsire do ta ndajmë së bashku me ju” përfundon trajneri i Dritës Lorik Ilazi./rajonipress/