UBT

Lorik Cana: T’i ndihmojmë refugjatët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lorik Cana, ka kërkuar nga të gjithë që t’i ndihmojnë emigrantët në këto ditë të vështira për ta.

Në një intervistë për revistën sportive franceze ‘But’, Lorik Cana ka thënë se e di çfarë ndjenjë është të jesh në situatën që ndodhen tani refugjatët.

Fundamenti

“Nëse dikush nuk e ka përjetuar, është absolutisht e pamundur për ta kuptuar gjendjen e refugjatit. Unë e kam përjetuar një gjë të tillë. Emigrantët, kryesisht nga Siria, kanë pushtuar rrugët e kontinentit Evropian, për të kërkuar azil”, ka thënë Cana.

“Kudo që të jetë e mundur, ne duhet t’i ndihmojmë këta njerëz. Ta përjetojmë vështirësinë e të qënit refugjat sikur e kemi jetuar atë. Unë e kam provuar në fëmijëri, ndaj e di fare mirë se çfarë po heqin ata njerëz që kanë ditë të tëra nëpër kufij, para gardheve me tela me gjemba, apo para policëve të bërë gardh”, ka shtuar më tej kapiteni i Kombëtares shqiptare. /Express