RCCOLA

Lorik Cana te Fiorentina?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lorik Cana mund të largohet nga Lazio por jo nga Serie A. Fiorentina interesohet për kapitenin e kombëtares shqiptare. Lajmi është konfirmuar dje nga mediat italiane. Kështu, “Violat” janë gati të marrin një nga dy lojtarët e mbrojtjes së bardhekaltërve, Cana ose Ciani. Shqiptari duket se ka rrënë në “rrjetën” e skuadrës nga Firenze dhe Cana nuk po luan, mund të jetë një objektiv i arritshëm gjatë merkatos së janarit.

Sipas mediave italiane, të cilat i referohen më së shumti së përditshmes sportive “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit janë duke menduar largimin e një mbrojtësi mes Mikael Cianisë dhe Lorik Canës. Duke qenë se luajnë në të njëjtin rol, njëri prej tyre pritet të ndryshojë skuadër, kjo edhe për faktin se nuk preferojnë të qëndrojnë në pankinë. Nuk dihet nëse do të largohet pikërisht kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, por mendohet se rikthimi i Edi Rejës në krye të skuadrës nuk ka qenë një sinjal i mirë për të.

UBT

Menjëherë lojtari është ulur në pankinë, ashtu sikundër dy sezone më parë, kur çelestët drejtoheshin po nga ky trajner. Madje, një nga arsyet pse Reja u largua nga Lazio në maj të 2012-ës ishte dhe një përplasje që pati me Drejtorin Sportiv, Igli Tare, në lidhje me mosaktivizimin e Canës.