Lorik Cana, shqiptari më i paguar
Lorik Cana është sportisti më i paguar shqiptar. Në bazë të një liste të nxjerrë së fundmi për sportistët më të paguar në botë, del se përfaqësuesi shqiptar është më i paguari nga bashkëvendësit e tij, me 2,182,000 milionë dollarë. Nëse e bëjmë një llogari me shtetet e rajonit, futbollisti i Lazios është më pak i paguari.
Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko është më i paguari në Ballkan, me 12,618,000 milionë euro tek Manchester City. Basketbollisti slloven, Goran Dragic, që luan tek Miami, është i dyti me 7,500,000 milionë dollarë, ndërsa futbollisti kroat, Luka Modriç, është i treti me 6 milionë dollarë, të cilat i merr tek Real Madridi.
Basketbollisti malazez, Nikola Pekovic, që luan në Minnesota, paguhet 4,915,000 dollarë, kurse malazezi Goran Pandev, që luan në Galatasaray, merr 2,400,000 milionë dollarë. /Zëri/


