Lorik Cana rikthehet të flasë për grushtet në ndeshjen Serbi – Shqipëri: Nuk do të kisha ndryshuar asnjë presje nga historia
Lorik Cana është rrëfyer në një intervistë në këtë periudhë kur pandemia COVID-19 e njohur si koronavirus ka kapluar botën.
Futbollisti legjendar i Shqipërisë për momentin ndodhet i izoluar në Itali, në një shtetë ku është përhapur me të madhe ky virus, raporton Zëri.info.
Në një paraqitje televizive, Lorik Cana është rikthyer të flasë për ndeshjen Serbi – Shqipëri, ku kishte grushtuar futbollistët serbë pas një situate të tensionuar.
“Nuk e kam kujtuar të them të drejtën, por ma kujtojnë të tjerët”, ka thënë Cana në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.
“Kjo situatë kishte marrë jehonë të madhe aso kohe. Në përgjithësi është një histori me të mira dhe të këqijat e veta. Nuk e kisha ndryshuar për asnjë presje”, tregon më tej kapiteni legjendar.
“Në fund mbesin kujtimet, titujt dhe respekti i njerëzve”, shtoi Cana./Zëri.info


