GRANDEMALL

Lorik Cana po përgatitet për lamtumirën me Kombëtaren

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Agim Cana, babai i kapitenit të kombëtares shqiptare, lajmëron “fundin” e karrierës së Lorikut, teksa shprehet se Zoti e ka shpërblyer me një dhuratë të madhe si pjesëmarrja në Kampionatin Europian “Francë 2016”.

“Shpesh më thotë ‘babi gati e përfundova edhe unë’. Pra edhe atij i ka ardhur koha që të përgatitet për përfundimin e karrierës. Zoti e ka shpërblyer me dhuratën më të madhe në karrierën e tij, që të jetë pjesë e kombëtares dhe pjesëmarrës në Kampionatin Evropian 2016 në Francë. Është një kënaqësi kjo dhe i jep një lloj morali, si ta them, dhe një forcë që të mobilizohet edhe për një vit, apo ku ta di unë. Është shumë i lumtur, shumë!” , është shprehur ndër të tjera Agimi në një intervistë të gjatë për Kolona.al.

Gjithsesi, Agimi, ish­futbollist i Prishtinës, e sheh Lorikun sërish në botën e futbollit teksa flet për planet e tij pas lënie së futbollit.

“Ka shumë plane. Akoma nuk janë vendosur në detaj, pasi që janë disa vendime që duhet të merren pak më vonë, pas kampionatit Evropian, pasi që Loriku deri në vitin 2017 ka kontratë me klubin në të cilin luan aktualisht. Do të vazhdoj me futbollin apo jo, nuk është i sigurt 100 për qind.

Por, në momentin që do të merren vendimet, do të flasim dhe deklarohemi zyrtarisht. Por, ajo çfarë unë mendoj është se Loriku do të jetë gjithmonë me futbollin, pasi ka shumë kualitet, njeh të gjitha politikat e futbollit evropian, flet shumë gjuhë, ka përvojë të madhe në jetë, dhe është shumë i aftë për futbollin. Edhe futbolli ka nevojë për një sportist sikur është Loriku.”

Uji Dea

Në intervistë e tij, Agimi ka folur për ndikim që ka djali i tij Boikeni të Loriku, e lidhjen që ka familja Cana .

“Pas lindjes së Bojkenit, Loriku në njëfarë mënyre është ‘izoluar’ në shtëpi, me një fjalë është ofruar më tepër me gruan e tij, me djalin e tij. Është një kënaqësi dhe një shembull se çfarë marrëdhënie kanë dhe çfarë dashurie kanë njëri për tjetrin.

Në fund Agimi e ka edhe një dëshirë, që nipi i tij të bëhej futbollist.

“Do të ishte një kënaqësi. Por fatkeqësisht nuk mund të bëhemi të gjithë. Bëhen vetëm ata që kanë fat dhe që janë pak më të talentuar. Për Boikenin nuk e di. Nëna e tij është arkitekte, dhe nuk e di si do të jetë. Unë do të doja ta shoh në futboll (qesh). I ka të gjitha kushtet.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.