Lorik Cana kërcënon Rob Kardashian

Lorik Cana nuk i ka pritur mirë deklaratat e ish-të dashurit të Rita Orës, Rob Kardashian. Ky i fundit tha pas ndarjes me këngëtaren me origjinë shqiptare, se ajo e kishte tradhtuar me 20 meshkuj njëkohësisht, ndërsa ishte në lidhje me të.

Në një reagim të ashpër, Cana ka thënë se askush nuk duhet të guxojë të fyejë dhe prekë vajzat shqiptare.

“Rita meriton përkrahjen e shqiptarëve, askush nuk mund të sulmojë një vajzë tonën”, shkroi Cana në Instagram.

Për fat, Rob ndodhet shumë larg nga Roma ku jeton Cana, në SHBA, ndryshe futbollisti i kombëtares shqiptare mund të mos mjaftohej vetëm me kërcënimet.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS