Lorik Cana flet për të ardhmen
Lorik Cana nuk e ka ndërmend të pensionohet pas Euro 2016
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është duke shkëlqyer me skuadrën franceze, Nantes, kjo e fundit po i befason të gjithë në Ligue 1. Pas xhiros së 25’të gjenden në pozitën e tetë në tabelë me 36 pikë.
Së fundmi kapiteni shqiptar ka bërë dy asistime në kuadër të Kupës së Francës, ku Nantes eliminoi Bordeauxin me rezultat 4:3.
“Që prej fillimit jam çdo ditë këtu, jam maksimumin dhe rrallë dëmtohem, përveçse luaj me shumë entuziazëm me skuadrën. Nuk e di ende të ardhmen, por për sa kohë ndihem mirë fizikisht, nuk tërhiqem. Do të përqendrohem te muajt e mbetur në kampionat, me shpresën se do të shkojmë sa më lart me Nantesin”, ka thënë Cana.
“Natyrisht, është edhe Euro 2016 në qershor, një eveniment shumë i rëndësishëm për mua dhe Shqipërinë. Nëse nuk kam probleme fizike, do të vazhdoj edhe pas Evropianit”, shtoi më tej kapiteni i Kombëtares.


