ARKATANA

Lorik Cana do të rikthehet te Sunderlandi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Romë – Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana po mendon të rikthehet në Premierligë. Sipas ‘Daily Mirror’, mesfushori i Lazios ka shumë mundësi të ribashkohet me skuadrën e Sunderlandit, ku edhe ishte kapiten.

“Lorik Cana është duke menduar kthimit në Premier League dhe është i vendosur të ribashkohet me ekipin e Sunderlandit”, shkruan Mirror, transmeton agjencia Ina.

Uji Dea

Cana ka luajtur gjatë periudhës 2009/10 për skuadrën e Sunderlandit. Te kjo skuadër ai shkoi si kapiten i Olympique Marseille, ndërsa prej Anglisë u transferua në Turqi te Galatasaray, para se të kalonte te Lazio, ku luan edhe sot.

Cana nuk është aktivizuar te skuadra romake dhe mund të braktisë stadiumin Olimpico të Romës gjatë këtij afati kalimtar të janarit.