Fundamenti

Lori tani vjen me një baladë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Pas hitit “Neve po na rrihet”, këngëtarja Loreta Kaçka vjen me projektin e ri, një baladë që mban titullin “Ndahen njerëzia”. Kënga për të cilën Lori thotë të mos ketë të bëjë me jetën e saj private, trajton një temë dashurie, që i referohet aktualitetit në shoqërinë tonë dhe që është e përgatitur me mjeshtri nga Aida Baraku që ka bërë tekstin dhe Armend Rexhepagiqi që ka realizuar muzikën dhe orkestrimin.

“Kënga ‘Neve po na rrihet’ më ka sjellë bukur shumë suksese dhe bazuar nga ky rezultat kam dashur të vazhdoj bashkëpunimin me Aidën dhe Armendin, të cilët më realizuan baladën ‘Ndahen njerëzia’ e cila shpresoj se do të pëlqehet në publik. Kënga ka një tekst të bukur, prek një temë dashurie dhe bënë fjalë për një ndarje në mes një çifti”, ka thënë ajo për “Zëri”.

FIDANISHTJA

Videoklipi i këngës është realizuar nga “Max Produktion”, ndërkaq xhirimet janë bërë në vendlindjen e Lorit. “Jam shumë e lumtur që këtë videoklip e kam realizuar në vendin tim në Durrës. Një pjesë e klipit është xhiruar në mbrëmje në një vend të bukur në bregdet, ka ide dhe skena mjaft interesante në klip, të cilat do të jenë si një befasi për adhuruesit e mi”, shton ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.