Fundamenti

Lori: Do të sfiloj me të brendshme, kurrë nuk pozoj nudo

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lori, e cila u eliminua para dy javësh nga shtëpia e ‘Big Brother 7’, ka thënë se pas asaj përvojë do të vazhdojë punën e saj në fushën e modelimit dhe njëherësh do të fokusohet në shkollë. Ajo ka treguar se ka marrë disa oferta punë, të cilat pritet të realizohen gjatë verës.

“Do të jem së shpejti në kopertinën e një reviste. Do të marr pjesë edhe në disa sfilata. Në qershor do të sfiloj me të brendshmet e ‘Victoria Secret’s’. Veç këtyre, kam marrë edhe disa oferta për punë si menaxhere në klube. Por duke parë e duke bërë. Në fakt, unë i kam lënë disi pas dore këto ditë, por do të filloj tani të merrem seriozisht me punën”, ka thënë Lori për shtojcën Vip Pages.

E pyetur nëse është e gatshme të pozojë nudo, ajo është përgjigjur: “Jo. Nuk kam pozuar kurrë nudo dhe nuk do e bëj. Kam dëgjuar ca thashetheme sikur paskam thënë që do të pozoja nudo, por kjo s’është e vërtetë”.

UBT

Sa i përket raportit me Visarin, me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë, Lori ka thënë se nuk e ka në plan të takohet me të, ndërsa ka lënë të kuptohet se tashmë është në një lidhje të re.

“Kam dëgjuar disa fjalë që Visarit nuk i ka ardhur mirë kur ka parë që unë kam shënuar se jam në një lidhje në Facebook”, ka theksuar modelja. /Telegrafi/