Hidromorava

Loni Gashi merr çmim për Break Dance

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Loni Gashi, ka ardhur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij në vitin 1993 kur ishte vetëm 4 vjeç. Ndërsa nga viti 2006 ai jeton në Singen, qytetin e vogël në kufi me Zvicrën.

Pikërisht ky qytet i ka ndarë atij javën që shkoi njërin nga çmimet stimuluese vjetore për të rinjtë në fushë të kulturës. Loni është një vallëzues i pasionuar i breakdance. Në këtë fushë ai është bërë me kohë i njohur edhe përtej regjionit ku jeton.

“Loni njihet edhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që organizon në skenën e breakdance, ku sjell pjesëmarrës nga e gjithë bota”, ka thënë në laudation e tij me rastin e ndarjes së çmimit përfaqësuesi i qytetit, Marcel Da Rin.

Mobi Casa

“Vallëzimi ka te unë ndikim qetësues dhe më ofron kontakte sociale me gjithë botën”, citon Gashin gazeta “Südkurier.

Përveç Loni Gashit, çmimin stimulues për kulturë e kanë fituar edhe Aaron Löchle, Friederike Kasper, Eike Renner, Graffiti-Duo “Rash” dhe “Keas2”.