Londra kërkon që partitë të jenë të përgjegjshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Britanisë së Madhe i vjen keq që nuk ka ndodhur reforma e sistemit zgjedhor edhe dy vjet e gjysmë pasi një gjë e tillë ishte kërkuar publikisht nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend. Si rezultat i mungesës së punës së partive politike, Kosova hyn në zgjedhjet lokale këtë të diel me sistem të vjetër zgjedhor. Meqë jemi në këtë situatë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff ka kërkuar që partitë të mos fajësojnë sistemin por të mbajnë përgjegjësinë për të dielën e ardhshme dhe të mos provojnë ta cenojnë procesin elektoral.

Në të kundërtën, sipas ambasadorit Cliff, perspektiva evropiane e Kosovës do të vuajë. Në një bisedë për gazetën Tribuna, kryediplomati britanik në Kosovë ka thënë se e sheh që ka potencial që këtë radhë zgjedhjet të jenë të rregullta por nuk përjashton mundësinë që diçka të shkojë keq.

RCCOLA

“Mendoj se ka një potencial që të kemi proces adekuat këtë herë. Por më duhet të pranoj se gjërat mund të shkojnë keq. Andaj unë inkurajoj çdokënd që është i përfshirë në proces që të punojë për zgjedhje të drejta dhe të lira që meritohen nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Cliff.(Tribuna).