Fundamenti

Londër, shtetasi shqiptar kapet me 1 kg heroinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

As policia britanike nuk mundi t’iu besonte syve dhe fatit kur i ra “jack poti” në zbulimin e një sasie droge të gjetur te dy shtetas të Shqipërisë në automjetin e tyre. Në një histori për të qeshur dhe për të qarë, dy shqiptarë, njëri me dokumente të rreme greke dhe tjetri me shtetësi britanike, ishin duke udhëtuar drejt Londrës nëpër autostradën që lidh kryeqytetin me qytetin Birmingham, kur automjetit të tyre iu mbaroi karburanti.

Pasi ndaluan në autostradë, ata kërkuan ndihmë me telefona të posaçëm që gjenden nëpër autostrada për raste emergjencash, të cilët janë të lidhur me qendrat e kontrollit të trafikut të Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar ndihmë deri në pikën më të afërt të karburantit, transmeton Top-Channel.

Fillimisht në vendngjarje mbërritën dy policë britanikë të trafikut, të cilët kërkuan në bagazhin e veturës “Audi” të shqiptarëve kavon për t’i tërhequr, kur papritur gjetën në të disa kuti me pesticide në sasi të pazakonshme, të cilat ngritën dyshime.

KKVITI

Pas një kontrolli më të imëtë ata gjetën në automjet rreth 1 kilogram heroinë, me vlerë rreth çerek milioni funte.

Shqiptari që kishte dokumente të rreme greke e pranoi fajësinë në gjykatën, ndërsa shqiptari tjetër, me shtetësi britanike, i cili ishte udhëtar, u shpall i pafajshëm nga gjykata, pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte atë me këtë vepër penale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.