Londër: Kosovari ia shkatërron jetën anglezes

Refugjati nga Kosova ka dhunuar bankieren 23-vjeçare, në pikë të ditës, në Londër.Jeton Lama, 25 vjeç, ka ndjekur viktimën derisa ajo po ecte pranë Katedrales së Shën Palit, thonë nga një gjykatë e Londrës. Ajo u përpoq ta kundërshtonte dhe ia mësyu banesës së saj, por është zvarritur në hyrje të një pijetoreje.
Lama e kërcënoi se do ta dhunojë dhe vras, para se ta detyronte në aktin seksual, që është xhiruar nga kamerat e survejimit. Ai pastaj u largua qetësisht për të blerë një petull dhe një gazetë, para se të shkonte me tren për në shtëpinë e tij.
Policia e arrestoi tri ditë më vonë, pasi ndoqi përdorimin e kartës së tij, Oyster, ndërsa arriti edhe të krahasoj ADN-në nga skena e krimit.
Viktima ende nuk i kishte treguar familjes se çfarë kishte ndodhur, ndërsa në një deklaratë më vonë ka thënë se është sulmuar nga një i panjohur.
“Para kësaj, isha në një vend të mirë. Isha e re dhe e lumtur, dhe në një mënyrë ndjej se kjo më ka ndryshuar”.
“Gjithmonë shikoj rreth meje. Kurrë nuk jam ndjerë më e frikësuar në jetën time. Ndonjëherë më duket si një makth i tmerrshëm”.
“U përpoqa të mendoj se çfarë kam bërë gabim, por e di se nuk kam bërë asgjë të keqe. Mendoj se ndoshta është dashur të eci në rrugën kryesore, por nuk më ka ra ndërmend se në ato momente do të më ndodhte diçka”.
Viktima kishte filluar punën e re në bankë para disa muajshndërsa ishte duke u larguar për në shtëpi nga një aheng me miq, rreth orës 7 të mëngjesi të së dielës së 11 nëntorit të vitit të kaluar.
“Ai thjesht nuk donte ta linte rehat, teksa ajo ecte”, ka thënë prokurorja Neena Crinnion.
“Ajo ia kishte bërë të qartë se nuk ishte e interesuar të lidhej me të. Ajo frikësohej dhe i thoshte ta linte rehat”.
Në një moment Lama e kapi viktimën, ndërsa ajo bërtiste: “Mos më prek, më lë rehat”.
Pastaj, ai e mbylli gojën e saj. Lama i tha: “Nëse bërtet, do të të vras. Unë dua vetëm seks me ty. Mos bërtit lavire. Do të të… aq fortë e pastaj do të të vras”.
Ajo u përpoq të telefononte në 999, por ai i tha ta ndalte telefonatën. Pastaj e puthte dhunshëm dhe e prekte nën fustan.
Në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar, ajo pretendonte se do ta dërgonte në një vend të qetë, me shpresën se do të gjente ndihmën e dikujt. Por, kur ai e kuptoi se ajo ishte duke u përpjekur ta gënjejë, e shtyu pranë dyerve të lokalit Rising Sun, duke e detyruar në aktin seksual.
Pas sulmit, shqiptari u largua. Detektivët ia dolën të identifikojnë më vonë ADN-në e tij.
Lama është arrestuar më 14 nëntor. Letra e tij e kërkimfaljes për viktimën i është dorëzuar edhe gjykatës. Ai është dënuar me tetë vjet burg. Sasha Wass nga gjykatorja ka thënë: “Viktima ishte punëtore e madhe, inteligjente dhe e suksesshme, e re dhe e lumtur. Jeta e saj nuk do të jetë kurrë e njëjtë, si rezultat i asaj që ai ka bërë”.
“Ajo ia bëri të qartë se nuk donte asgjë me të. Ajo çfarë i ka ndodhur ishte makthi më i keq i çdo gruaje”.
“E tërë ngjarja është parë në xhirime, ndërsa policia duhet të mburret me punën e detektivëve”.
Lama kishte kërkuar azil më 2003, ndërsa për të fillimisht është kujdesur një familje në Linconshire. Në shkurt të vitit të kaluar ai u gjobit me 600 funte sepse kishte goditur të dashurën e tij. /Telegrafi/