Lokalizohen zjarret malor mbi “Fshatin e Ri” dhe në Grykën e Letnicës
Viti – Institucionet Komunale të Vitisë konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njoftojnë se pas intervenimit nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve të Vitisë dhe të mekanizmave të tjerë është vënë në kontroll zjarri.
Sipas zyrtarëve komunal zjarret malore mbi fshatin “Fshati i Ri”, por edhe zjarri i cili prej pjesës së Maqedonisë ka hyrë në territorin e Kosovës konkretisht në grykën e Letnicës tanimë është vënë nën kontroll të plotë./rajonipress/


