UBT

Lokalitete të ndryshme në Gjilan nuk kanë ujë?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbushja në nivelin maksimal të pendës së Përlepnicës, nuk i zhdukë reduktimet me ujë të pijes. Përlepnica, Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, si dhe lagjja Arbëria, janë pa ujë ka shkruar Ardian Azemi i AAK-së.

Postimi i plotë:

Disa qytetarë të Gjilanit, kanë njoftuar se edhe, në prag të festës së Kurban Bajramit, kur uji nevojitet më shumë se netëve të zakonshme, lokalitete të ndryshme në Gjilan nuk kanë ujë.

Mobi Casa

Përlepnica, Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, si dhe lagjja Arbëria, janë pa ujë, ndërsa në faqen e KRU “Hidromorava”, nuk ka ndonjë njoftim nëse ka reduktime për shkak të ndonjë prishje ose ndonjë arsyeje tjetër.

E shihni ku jemi? Ende flasim për reduktimet e ujit, për kanalizim e për tema të ngjashme të cilat bota i ka të mbyllura si tema ndoshta me mijëra vite.
Haj medet!