KKVITI

“Lokali i dashurisë” tejkalon parashikimet, Blerim Maloku nis me projektin e dytë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Blerim Maloku pas suksesit të këngës së parë “Lokali i dashurisë” e cila është pritur mirë nga publiku kosovar dhe ai i diasporës ka filluar me projektin e dytë e kësaj radhe del me një baladë që po e realizon në Shkup.

Motivi i baladës lidhet kryekëput me dashurinë ndaj njerëzve. “Jam i kënaqur me projektin dhe pres reagime pozitive nga publiku. Teksti dhe muzika edhe kësaj radhe është bërë nga Ilir Berani”, tha Blerim Mlaoku për rajonipress.

Maloku që këto ditë po qëndron në Kosovë është vërshuar me intervistat e shumta që ka dhënë për mediat kosovare. “Po më vije mirë që edhe mediat kosovare e kanë kuptuar rolin që kanë këngëtarët e diasporës, në veçanti ata këngëtar që japin kontribut dhe ofrojnë vlera të mirëfillta burimore”.

RCCOLA

Ndryshe Maloku thotë se është i përkushtuar që në tregun muzikon të ofrojë vlera dhe cilësi. “Edhe pse jetoj e punojë në Zvicër tërë kohën angazhohem dhe bashkëpunoje me njerëz profesionist të Kosovës. Tashmë kam marr dhjetëra oferta nga këngëtarët e Kosovës, producentë të ndryshëm me të cilët do të kemi bashkëpunim në fusha të ndryshme”.

Maloku falënderon të gjithë adhuruesit e këngës së tij në Kosovë e diasporë për komentet tejet pozitive që kanë dhënë për çka ka ndikuar tek ai që t`ia nis projektit të dytë, projekt ky që do të jetë befasi e radhës nga ai./rajonipress/