Eko Higjiena

Lojtari i Shqipërisë paralajmëron njërin nga kundërshtarët në Grupin B: E kam idenë si t’i ndaloj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Futbollisti shqiptar Jon Mersinaj, i cili luan për Lokomotivën e Zagrebit dhe ekipin kombëtar të Shqipërisë, ka ndarë reagimin e tij ndaj shortit që ka vendosur Shqipërinë në një grup të fortë për Euro 2024, grupi B, përbërë nga Kroacia, Spanja dhe Italia.

“Më vjen mirë që Shqipëria dhe Kroacia janë në të njëjtin grup. Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua”, shprehet Mersinaj, sipas asaj që transmeton mediumi kroat “24 sata“.

Ai tregon se ka pasur ndjenjën se Shqipëria do të përfundojë në një grup të vështirë, që ai e quan “të zjarrtë”, dhe shton “Të fitojë më i miri”.

Mersinaj e pranon cilësinë e lartë të kundërshtarëve në grup, sidomos të Kroacisë: “Kroacia ka një numër lojtarësh cilësorë, ata luajnë futboll interesant. Për rezultatet e skuadrës së Zlatko Daliqit tashmë është thënë gjithçka. Kroacia ka përvojë të madhe për të luajtur në garat e mëdha”.

ARKATANA

Ai gjithashtu përmend fuqinë kolektive të ekipit si sekretin e suksesit të Shqipërisë deri më tani.

“Forca jonë më e madhe është loja kolektive. Ne u kualifikuam në Euro për këtë. Kemi edhe lojtarë të rinj të fuqishëm. Në fakt, një përzierje cilësore. Ka edhe lojtarë më me përvojë. Funksionon mirë, të gjithë marrim frymë si një”, vazhdon ai.

Kur pyetet se si do të përballen me Bruno Petkoviqin e Kroacisë në Euro 2024, Mersinaj bën një përgjigje me humor.

“Brunon e njoh shumë mirë, kemi luajtur shumë herë kundër njëri-tjetrit. Një lojtar shumë i mirë, i fuqishëm dhe cilësor. Pa dyshim, ai është një nga lojtarët më të mirë në HNL. E kam idenë si ta ndaloj, por nuk të them ha, ha,” përfundon ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.