Lojtari i Kosovës i shënon Chelseat!
Bersant Celina edhe një herë hero i Manchester Cityt. Kosovari i ri e që premton shumë, ka arritur që me një gol në minutën e 91’, t’ia sigurojë fitoren skuadrës së tij, ndaj të rinjve të Chelsea.
Celina, që është ndër më të mirët në Angli në gjeneratën e tij, u bë edhe një herë protagonist, duke shënuar për 3:2 në minutën e 91’.
Vlen të ceket se Reprezentuesi i Kosovës, ditëve të fundit, është duke u stërvitur me skuadrën e parë të Manchester Cityt.


