FIDANISHTJA

Lojtari i Kombëtares tregon përfshirjen e Sylvinhos te Shqipëria: Kur mbaron pjesa e parë, e ka këmishën të gjithën ujë në djersë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Taulant Seferi është lojtari i cili arriti të shënonte dy gola kundër çekëve dhe ngriti peshë tifozët e Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë”, lojtari tregoi edhe dashurinë e madhe që ka për fanellën kuqezi. Përjetimi është i madh, fryma e ardhur nga babai i tij me rritjen me atdhedashuri ka ndikuar së tepërmi te Taulanti që përpara Kombëtares tonë, nuk vendos askënd tjetër.

ARKATANA

“Unë kam kaluar të gjitha grupmoshat e Maqedonisë së Veriut. Kam pasur edhe ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares së tyre A. Madje, me thënë të drejtën, presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoni më tha se do të isha edhe kapiteni i tyre nëse do të shkoja. Por zemra ime është me Shqipërinë dhe nuk mund të vishja një fanellë tjetër përveç asaj shqiptare. Do ta kisha pritur gjithë jetën Shqipërinë dhe nuk do të lëvizja në asnjë Kombëtare tjetër. Më thënë të drejtën këtë emocion nuk ta jap as Spanja, as Gjermania dhe as Zvicra. Kur sheh gjithë ata tifozë, himnin kombëtar, nuk kam fjalë më, po më bëhet mishi kokrra tani që flas. Nuk luaja për asnjë Kombëtare tjetër. Dua të them të vërtetën. Berberi i Kombëtares, ka qenë afër familjes time në stadium. Më tregoi se babai im filloi duke qarë dhe i kishte rënë tensioni kur unë shënova me Çekinë, pastaj kishte marrë një pilulë, që të qetësohet, se nuk kishte qenë fare mirë aty. Më pas ma tregoi edhe familja ime, e kanë parë të gjithë tifozët aty. I thashë babit me humor: “Mos hajde më në stadium, se do të biesh në ndonjë moment dhe kam frikë se do të më ikësh. Sylvinho është shumë emocional me ne, di të na motivojë, kjo është pika e tij e fortë. Na emocionon shumë. Sa i përket përfshirjes, kur mbaron pjesa e parë dhe futemi në dhomat e zhveshjes, këmishat e tij është e bërë ujë në djersë e gjitha, kjo tregon shumë. E përjeton ndeshjen me shpirt dhe zemër”, tha Seferi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.