FIDANISHTJA

Lojtarët e Superligës sfiduan Xhakën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Sonte në stadiumin tonë do të luaj Granit Xhaka. Jo bre nuk besoj që vjen. Ku vjen Xhaka me luajt termin në Kosovë”. – Këto ishin fjalët e disa fëmijëve të cilët kishin ardhur enkas për ta parë nga afër mesfushorin e Përfaqësueses së Zvicrës dhe Borussia Monchengladbachut në një ndeshje të futbollit të vogël e cila u zhvillua të premten në stadiumin Prince në kryeqytet.

Pak minuta para orës 23:00, në parkingun e stadiumit zbarkoi një veturë luksoze. Erdhi Graniti me xhaxhain e tij Sevdaimin dhe disa miq të tyre.

Fundamenti

Erdhën edhe futbollistët e tjerë që patën nderin të luajnë në këtë ndeshje si Besnik Krasniqi (Partizani Tiranë), Granit Begolli, Gentrit Begolli, Viktor Kuka, Adnan Haxhaj (të Prishtinës), Përparim Islami (Hysi), Lapidar Lladrovci (Feronikeli) e disa të tjerë.

Stadiumi u mbush me tifozë, disa prej të cilëve e shihnin sefte ‘lajv’ Xhakën. Madje, edhe ata që kishin termin nga ora 22:00 u ndalën për t’i shikuar. Punonjësi i stadiumit fishkëlleu që njëra nga sallat të lirohet. Nën tutat e Borussias, dhe me dorë paksa të lënduar, Graniti nuk përtoi që të luaj dhe ta japë maksimumin…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.