Uji Dea

Lojtarët e Kosovës i kanë dyert e hapura në ekip kombëtar, thotë Challandes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjithë futbollistët i kanë dyert e hapura në ekipin kombëtar të Kosovës, ka thënë Bernard Challandes të hënën në një konferencë për media.

Duke folur në konferencë për media për ndeshjet e Kosovës këtë muaj, trajneri zviceran këmbënguli se lojtarët kosovarë i kanë mundësinë e hapura për t’iu bashkuar atij, por duhet të tregojnë cilësi, raporton Gazeta Express.

I pyetur nëse do të ketë prurje të reja në Kombëtaren verdhekaltër, Challandes tha se lojtarët që e dëshmojnë veten e kanë derën e hapur në ekipin e tij.

“Mundësitë gjithmonë janë të hapura për lojtarët e Kosovës. Për mua nuk ka rëndësi ku luan lojtari, por me rëndësi është që të jetë lojtar i mirë. Dyert janë të hapura gjithmonë, tha Challandes.

ARKATANA

Ai theksoi se lojtarët që luan të luajnë për “Dardanët” duhet jenë shumë cilësorë dhe garues.

“Më duhet të jem i sinqertë me të gjithë lojtarët. Cilësia luan rol më së shumti, kualiteti dhe konkurrencë”, shtoi ai.

“Dardanët” së pari e presin Danimarkën në një ndeshje miqësore, para se ta nisin fushatën e kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020 kundër Bullgarisë të hënën më 25 mars. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.