ARKATANA

Lojërat e Qeverisë dhe naftëtarëve me fiskalizimin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbështetet mafia e karburanteve, dëmtohet buxheti dhe konsumatorët.Duhet të ndalet kontrabanda me shitjen e derivateve.

Pushtetarët tanë aktualë e dinë shumë mirë se cilat janë ato nga kompanitë kosovare, që bëjnë kontrabandë dhe evazion fiskal me derivate të naftës. Që të ketë sukses pajisja me arka fiskale e të gjithë operatorëve, që shesin derivate nafte, fillimisht duhet që të bëhet liberalizimi i tregut për shitjen e arkave fiskale edhe me kompani të tjera veç atyre që janë ekzistuese”, shprehet ish-ministri Ismet Mulaj.

Drejtuesit e rinj të ATK-së u kanë vënë kushte naftë- tarëve kosovarë që të fillojnë me rifiskalizimin e pikave të shitjes, duke filluar nga 1 gushti, por naftëtarët kosovarë duan edhe një operator të ri në tregun vendor.

Ndërkaq, arsyeja se përse Ministria e Financave nuk po licencon operatorin tjetër për arkat fiskale, sipas analistëve po bëhet qëllimisht për të përfituar naftëtarët, të cilët janë të lidhur me pushtetin dhe bëjnë evazion marramendës fiskal.

Bejtush Sylejmani, vozitës autobusësh urban në linjën Prishtinë- Fushë-Kosovë, thotë se ATK-ja i ka detyruar që në 8 autobusët sa i kanë të vendosim arka fiskale, por jo edhe për naftëtarët që fitojnë shuma marramendëse.

ARKATANA

Sylejmani thotë se nuk janë kundër fiskalizimit, por është e kotë t’u kërkohen arka fiskale autobusëve lokalë që me punën e tyre të mundimshme nuk e nxjerrin fare fitim, ndërkohë që kompanitë e derivateve të naftës bëjnë shmangie të tatimeve. Vetëm 50 për qind e kompanive të naftës janë fiskalizuar Njohës të kësaj çështjeje thonë se pushteti aktual po bën lojë me naftëtarët kosovarë, pasi që nuk po është në gjendje që të përfundojë aksionin e instalimit të arkave fiskale të filluar pesë vite më parë.

Sipas tyre, pagesat e shtrenjta të arkave fiskale janë vetëm një justifikim përballë qëllimit të vërtetë që është shmangia e tatimit për interesa të kompanive të mëdha, ku qëndrojnë dhe janë pjesë edhe politikanët. Sipas analistëve, buxheti i Kosovës po humb qindra miliona nga shmangia e tatimit.

Zëdhënësi i operatorëve që merret me shitjen e arkave fiskale, Kestrin Kumnova, thotë se deri më tash janë fiskalizuar rreth 50 kompani të naftës me rreth 150 pika të shitjes.

Ndër to janë kompanitë e mëdha, si: ‘HIB Petrol’, ‘Al Petrol’, ‘Petrol Company’, ‘EX Fis’, etj. Ndërkaq, shmangie të tatimit dhe kundërshtimin e fiskalizimit të veçantë po e bëjnë disa kompani të tjera të njohura./kosova sot/