Uji Dea

Lojë zhgënjyese e Dritës në “18 Qershori” në Klinë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në javën e VII-të, në stadiumin “18 Qershori” të Klinës futbollistët e Dritës kanë zhgënjyer si me paraqitje poashtu edhe me rezultat duke pësuar humbje nga Dukagjini me rezultat 2-1.

Futbollistët e Dritës edhe pse patën një futbollist më tepër në fushë nga minuta e 57, kur futbollistët vendas mbetën me një futbollist më pak pas përjashtimit nga loja të Elton Basriut, nuk arritën të mposhtin Dukagjinin i cili ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës.

Nuk ka dyshim se futbollistët e Dritës në këtë kampionat nuk janë as hija e kampionatit të kaluar, në këtë kampionat ju mungojnë si rezultatet poashtu edhe angazhimi në fushë. Futbollistët e Dukagjinit që nga fillimi kishin më tepër nga loja, por në momentet e fundit sulmuesit vendas nuk ishin të vëmendshëm para portës së Malokut të Dritës. Në minutën e 39-të, Almir Ajzeraj pas kombinimeve të mira arrinë nga 16 metra të gjuan duke mposhtur portierin Haxhihamzën.

Eco Higjiena

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 50-të, Ahmed Jonuzi arrinë të barazon rezultatin 1-1. Fatin e kësaj ndeshje e vulos rezervisti Chibueze në minutën e 87-të, nga një pozitë e vështirë arrinë ta mposhtë portierin Maloku duke i dhënë tri pikë skuadrës së tij. Pas shatë javësh Drita pozicionohet në pozitën e 5 me 11 pikë, ndërsa në javën e VIII-të, Drita në shtëpi ballafaqohet në kryendeshjen e kësaj jave më Prishtinën.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar. “Sot pamë një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat. Pjesën e parë luftuam shumë dhe morëm epërsinë, ndërsa të dytën nuk e nisëm mirë. Pas kartonit të kuq të marrë nga kundërshtari u munduam ta fitonim ndeshjen. Ishte një pakujdesi në aspektin e mbrojtjes dhe erdhi ndëshkimi. E kërkuam golin me çdo kusht dhe nuk është se lamë shumë hapësira, por ishte pakujdesi në mbrojtje. Kampionati është shumë i gjatë dhe ka shumë ndeshje. Duhet të punojmë për ta luajtur ndeshjen e radhës. Duhet të mobilizohemi, të jemi të bashkuar më shumë se kurrë më parë. Do ta analizojmë këtë ndeshje dhe kundërshtarin e radhës”.

Ndërsa trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, pas 90 minutave deklaroi. “Jemi të lumtur që shënuam fitore ndaj një kundërshtari të fuqishëm. Kemi pritur shumë gjatë për këtë fitore, pasi kishim bërë ndeshje të mira por kemi barazuar ose kemi humbur. Kjo fitore i dedikohet gjithë tifozëve dhe lojtarëve që u sakrifikuan dhe mendoj që është meritë e tyre”./rajonipress/