FIDANISHTJA

“Lojë e ndyrë”, opozita ndihet e tradhtuar nga LVV-ja në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës krijimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. Komisioni i propozuar nga PDK-ja nuk u votua nga deputetët e LVV-së.

Për krijimin e komisionit votuan 23 deputetë, 50 votuan kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, shkruan Gazeta Express.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, tha se kishte një dakordim paraprak për krijimin e këtij komisioni. Ai e quajti të turpshëm votimin kundër nga deputetët e pozitës.

“Refuzimi ishte një lojë e ndryrë”, tha Tahiri, sipas të cilit “është hera e parë që me votë refuzohet një komision parlamentar”.

“Kjo çështje nuk do të mbyllet sot këtu. Ne kemi edhe mundësi tjera parlamentare ta procedojmë tutje me 40 nënshkrime, pa pasë nevojë të vihet në Kuvend, por kemi pasur dëshirë ta kemi një koordinim”, tha Tahiri, duke shtuar se PDK-ja nuk do të vazhdojë të qëndrojë në seancë.

FIDANISHTJA

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari tha se paraprakisht ishin pajtuar të votojnë për krijimin e komisionit, por tha se ishin marrë vesh që të mos ketë debat për këtë çështje.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e quajti të çuditshme sjelljen e shumicës.

“Çka po doni me fsheh?”, pyeti Gashi, duke i thënë deputetëve që votuan kundër se “veç jeni koritë”, ndërsa parlajmëroi krijimin e këtij komisioni në një rrugë tjetër.

Sipas Gashit, votimi kundër tregoi se nevojitet krijimi i një komisioni të tillë.

Besnik Tahiri nga AAK pyeti “pse të mos e zbardhim të vërtetën?”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.