ARKATANA

Lojë e dobët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit edhe pas tri xhirove të stinorit pranveror nuk arrijnë fitore, në xhiron e 19-të në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit ndan pikët me rezultat të bardhë 0-0.

Futbollistët e Gjilanit zhvilluan ndeshjen më të dobët që nga fillimi i Superligës së Kosovës në futboll në këtë edicion të garave, gjatë 90 minutave të ndeshjes asnjëherë nuk kanë atakuar portën e portierit mysafir Armend Blakqorit.

Një gjysmë rasti futbollistët “bardh e kuq” e krijuan në minutën e 4, kur Haxhimusa nga 7 metra gjuan drejt në duart e portierit Blakqori.

Në minutën e 18, Gëzim Rusi ndëshkohet me karton të kuq pasi kishte grushtuar futbollistin Albin Memaj i cili detyrohet ta braktisë ndeshjen.
Në këtë tollovi ndëshkohet edhe rezervisti i Lirisë me karton të kuq Fisnik Ramadani.

Mysafirët me mjaft sukses e shfrytëzuan mungesën e futbollistit Rusi duke u përqendruan në gjysmë fushë, dhe me kundërsulme kërkonin që të rrezikonin portën e Gjilanasve.

Futbollistët mysafirë kanë mundur shumë lehtë të kalojnë në epërsi në minutën e 47, Fillim Guraziu gjuan nga 30 metra por Donat Kaciu mbron, ndërsa në minutën e 78 futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme Liridon Fetahaj gjuan nga 20 metra Kaciu me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

HW

Trajneri i Gjilanit Arbnor Morina i zhgënjyer deklaroi.
“Ne nuk mundemi t`i parashikojmë gjërat ndodhi ajo çka ndodhi u penalizuam, u angazhuam por nganjëherë gjërat nuk ecin ashtu siç duhet megjithatë një pikë është e mirëseardhur në këto momente”.

Homologu i Morinës Bekim Bakaj i Lirisë deklaroi.
“Për ne është një pikë e madhe u angazhuam dhe e arritëm qëllimin tonë të mos pësojmë humbje”./sylejman ismajli/rajonipress/

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Shikues- 1,000 mijë
Arbitra Tahiei, Hyseni , Latifi, Baliu
Kartona të verdhe- Haxhimusa,(Gj), Guraziu, B,Memaj (L)Kartona të kuqë- Rusi, (Gj), Ramadani (L)

Gjilan – Kaciu, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Blakqori, Bilalli (Eminhaziri), Shabani, Haxhimusa, Ahmeti(Jashari)
Mustafa , Rusi(A,Thaqi)

Liria – Blakqori, Islami, Dina, Rexhaj(Gashi), Gjeraj, E,Gashi, Fetahaj, Mustafa, Osmani,B.Memaj(Kryeziu)
A. Memaj(Guraziu)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.