UBT

Loja speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Iniciativa e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, të cilën Kryesia e Kuvendit javë më parë e ka proceduar në Qeveri, ende nuk dihet se kur do të jetë në rend të ditës nga kjo e fundit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje se “kjo iniciativë do të jetë në rend dite kurdo që procedura e sjell”.

“Ajo ka ardhur në Qeveri dhe është në procedurë të zakonshme. Kurdo që procedura e sjell në rend të ditës ne e trajtojmë”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e së hënës të Qeverisë.

Por deputetes së partisë së Haradinajt (AAK) Teuta Haxhiut dërgimi i kësaj iniciative në Qeveri nga Kryesia e Kuvendit i duket “lojë politike”.

Ajo ka deklaruar për gazetën “Zëri” se pas nënshkrimit të 43 deputetëve Kuvendi do të duhej që me urgjencë ta diskutonte këtë çështje.

GRANDEMALL

“Nga momenti kur iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka shkuar në Qeveri mendoj që është lojë politike. Fakti që ka shkuar në Qeveri për mua është një gabim”, ka thënë ajo.

Deputetja e AAK-së vazhdon ta kundërshtojë këtë Gjykatë për faktin se krijimi i një gjykatë etnike për shqiptarët është gabim.

LEXO EDHE: FSK-ja dhe KFOR-i sot rihapin urën në Mitrovicë

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se klasa politike që po udhëheq me vendin duhet t’i ndërpresë aventurat me Gjykatën Speciale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.