Eko Higjiena

Loja presidenciale e Thaçit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Se Hashim Thaçi planifikon të tërhiqet nga kryeministria dhe të bëhet president i ri i Kosovës, në këtë tashmë askush nuk dyshon. Por, ai nuk ka durim që të presë ndryshimet kushtetuese dhe në këtë post të vijë përmes zgjedhjes direkte.

Një ballafaqim direkt me votuesin, është një rrezik tepër i madh për të dhe gjasat për të fituar nuk janë aq të mëdha, duke njohur edhe profi lin e tij prej njeriu polarizues, i cili e ka të vështirë të mbledhë votuesin neutral.

Në një garë të hapur për president, zakonisht ky profi l i votuesit është ai që përcakton fituesin. Shto këtu edhe faktin se Thaçi nuk ka ndonjë arsye për të rrezikuar dhe për t’u ngutur – tekefundit ai është kryeministër i vendit dhe pse të mos kërkojë rrugën më të lehtë.

ARKATANA

Plani i Thaçit është që deri tek presidenca të vijë përmes votimit në Kuvend dhe zgjerimit të koalicionit. Kjo e fundit duket të jetë tashmë edhe një kërkesë ndërkombëtare për t’i dhënë forcë më të madhe një qeverisjeje tash për tash të ngathtë, të përbërë nga PDK dhe koalicioni “i madh”, por me vetëm 6 deputetë rreth Behgjet Pacollit.

Në një skenar të tillë, Thaçi do ta merrte një mandat të plotë presidencial, ndërsa qeveria e re do të vazhdonte mandatin e saj të mbetur por për këtë po të plotë. Për të siguruar një shumicë të re parlamentare, ashtu sikur sugjeroi edhe ambasadori anglez Ian Cliff në një intervistë javën e shkuar, PDK- ja është duke synuar të joshë..zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.