UBT

“Loja” me pagat e administratës së UP-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministria e Administratës Publike ( MAP) është e pajtimit që të bëhet nivelizimi dhe harmonizimi i pagave për të gjithë punonjësit e administratës në Universitetin e Prishtinës (UP). Por, kjo do të ndodhë pasi UP-ja të bëjë një përshkrim të detajuar të vendeve të punës në administratës në UP, gjë që nuk është bërë deri më tani.

Vetëm atëherë MAP-i do të mund të bëjë caktimin e koeficienteve për të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë.

Ministri Mahir Yagcilar ka thënë për Tribunën se në takimin që e kanë zhvilluar ditë më parë me rektorin Ibrahim Gashi dhe ministrin e Financave, Besim Beqaj, janë pajtuar që Universiteti i Prishtinës të hartoj organogramin dhe të bëjë klasifikimin e punëtorëve administrativë.

UBT

“Edhe sipas klasifikimeve të shërbyesve civilë, do të bëjmë një riorganizim dhe në këtë aspekt automatikisht do të arsyetohet përqindja e rritjes që pagave për administratën”, ka thënë ministri Yagcilar.

Por kjo, sipas tij, varet tani nga angazhimi i UP-së. Për t’u realizuar një rritje e tillë e pagave, sipas ministrit Yagcilar, nuk ka asnjë problem buxhetor.(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.