Eko Higjiena

Loja me heronjtë

/ 2 minuta lexim
HW

Midis zhurmës së fushatës parazgjedhore, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lansoi në fund të javës së shkuar iniciativën për t’i varrosur në Vlorë eshtrat e Isa Boletinit, duke stopuar kështu përgatitjet që prej vitesh bëhen në Kosovë për t’i varrosur në vendlindjen e këtij Heroi, në Boletin të Mitrovicës. Rama siguroi mbështetjen e Hashim Thaçit, zëvendëskryeministër i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Javën e shkuar, të dy dolën para medieve, bashkë me disa anëtarë të familjes Boletini, për të kumtuar lajmin se më 10 qershor, kur është edhe përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të organizohet ceremonia e rivarrimit në Qytetin e Pavarësisë.

Rama foli për një ceremoni mbarëkombëtare, për rrugëtimin e arkëmortit të Heroit të Kombit përmes Kosovës e Shqipërisë, dhe për varrimin në Sheshin e Flamurit Kombëtar në Vlorë, pranë Ismail Qemalit. U shprehu mirënjohjen familjarëve të Isës e të dëshmorëve të flijuar së bashku me të për interesin e lartë të kombit, për pranimin e idesë së vendosjes së eshtrave të Heroit në Vlorë.

Eco Higjiena

Më shumë se Rama, Thaçi e pështolli këtë iniciativë me diskurs nacionalist. Tha se, me mesazhin e tyre, Ismail Qemali e Isa Boletini e kanë bashkuar një herë e përgjithmonë kombin shqiptar. Prandaj, tha që edhe 10 qershori do të dërgojë mesazhin e një perspektive më të sigurt integruese dhe bashkuese për kombin shqiptar.

Dhe kjo situatë prodhoi debat të madh, të fokusuar jo vetëm në vendvarrimin, por edhe në politikanët që nuk kursejnë as heronjtë për qëllime të tyre puro politike.

http://koha.net/?id=27&l=58797

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.