HW

Loja me fjalë që dëmtoi Universitetin e Prishtinës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Enver Hasani ka gjasa të shkojë në burg për një fjalë, shkruan sot Koha Ditore.Zëvendësimi i emrit “fjalë” me “karaktere” nga një kontratë publike po cilësohet vepër penale nga Prokuroria. Kontrata ka të bëjë me një tender për përkthim librash nga anglishtja në shqip për nevoja të Universitetit të Prishtinës në kohën kur Hasani ishte rektor.

Ndërrimi i kësaj fjale i ka shkaktuar përfitim material një kompanie për të cilën Enver Hasani ka punuar më parë. Ndërhyrja në kontratën e nënshkruar është e kundërligjshme. Në këtë mënyrë, për të njëjtin shërbim janë nënshkruar dy kontrata.

Me kontratën e parë Instituti për Studime Ndërkombëtare nga Tirana do të paguhej 12. 65 euro për 1.000 fjalë të përkthyera. Ndërsa, me kontratën e dytë është paguar 12. 65 euro për 1.000 karaktere. Në karaktere përfshihen edhe hapësirat mes fjalëve.
Kësisoj, dorë në heqjen e fjalës “fjalë” nga kontrata dyshohet se ka Enver Hasani.

HW

“Koha Ditore” ka siguruar aktakuzën që ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese e ngarkon me vepër penale “mashtrim në detyrë” së bashku me shefin e Prokurimit në UP, Hakif Veliu, dhe drejtorin e parë të Institutit për Studime Ndërkombëtare, Albert Ragipi.

http://koha.net/?id=27&l=70786

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.