UBT

Loja e Thaçit me Ushtrinë për përfitime politike

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Propozimi që u lansua nga presidenti Hashim Thaçi, transformimi i FSK-së në Ushtri përmes ligjit, duke anashkaluar ndryshimet kushtetuese, sikurse edhe dy propozimet e mëhershme të lansuara prej tij, krijimi i Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin, si dhe ai për Reformën zgjedhore, nga analistët politikë po shihen si një tentim për ta dërguar vendin në zgjedhjet e reja.

Smaka: Fushata zgjedhore ndërmjet partive politike në pushtet ka kohë që ka filluar, së paku virtualisht, raporton Gazeta Kosova Sot

“Gjunjëzimi i partnerit të koalicionit nga ana PDK-së është sinjal se PDK-ja po përdor çdo vakum politik për përkthim në vota në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka dyshim se PDK-ja do të jetë përfituesja më e madhe në këtë vakum politik, pasi që Thaçi si president po e luan rolin edhe të kryeministrit Mustafa. Thaçi në shumë raste, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në politikën e jashtme, po e luan lojën e dyfishtë, njërën anë duke u servilizuar ndaj Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, kurse në anën tjetër duke bërë lojëra të fëlliqura e amorale brenda vendit”, thekson analisti Hidajet Ahmet.

Propozimi që u lansua nga presidenti Hashim Thaçi, transformimi i FSK-së në Ushtri përmes ligjit, duke anashkaluar ndryshimet kushtetuese, sikurse edhe dy propozimet e mëhershme të lansuara prej tij, krijimi i Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin, si dhe ai për Reformën zgjedhore, nga analistët politikë po shihen si një tentim për ta dërguar vendin në zgjedhjet e reja. Ky plan, sipas analistëve, është përgatitur që të rrisë reputacionin e PDK-së, e cila po paraqitet si parti që ndali trenin, e bën FSK-në Ushtri dhe njëkohësisht është parti vendimmarrëse, duke anashkaluar tërësisht partnerin e koalicionit, LDK-në. Sipas analistëve, zgjedhjet e reja do të krijonin mjegull edhe në punën e Gjykatës Speciale, që pritet të ngrejë sivjet aktakuzat e para për krime lufte kundër ishkrerëve të UÇK-së.

FITORJA

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, thotë se fare nuk ka dyshim se me shkuarjen në zgjedhje do të dalë fitues ish-subjekti politik i Hashim Thaçit. “Gjunjëzimi i partnerit të koalicionit nga ana PDK-së është sinjal se PDK-ja po përdor çdo vakum politik për përkthim në vota në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka dyshim se PDK-ja do të jetë përfituesja më e madhe në këtë vakum politik, pasi që Thaçi si president po e luan rolin edhe të kryeministrit Mustafa. Thaçi në shumë raste, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në politikën e jashtme, po e luan lojën e dyfishtë, njërën anë duke u servilizuar ndaj Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, kurse në anën tjetër duke bërë lojëra të fëlliqura e amorale brenda vendit”, theksoi Ahmeti.

Partitë e mëdha, në garë Edhe Florim Zeqa është i mendimit se i ashtuquajturi “transformim” me urgjencë i FSK-së në Ushtri s’është gjë tjetër, veçse një tentim i radhës i Thaçit për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, duke llogaritur në fitoren e PDK-së. “Planet e krerëve të PDK-së janë që ta paraqesin partinë e tyre si parti që ndali trenin, parti që deshi ta bëjë FSKnë Ushtri, duke e paraqitur PDK-në si parti të vendimeve të mëdha për vendin…, duke e anashkaluar tërë- sisht partnerin e koalicionit qeverisës-LDK-në e Mustafës, të cilin duket se e kanë shfrytëzuar maksimalisht. Siç shihet qartë, krerët e PDK-së mendojnë se me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme me këtë konstelacion forcash politike, do t’i konvenonte vetëm saj, në radhë të parë për faktin se tani e shohin një ngritje të vogël të kredibilitetit në krahasim me një vit më parë, kur kredibiliteti i saj kishte rënë në nivelin më të ulët për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Ndërkohë, sipas prof. Riza Smakës, fushata zgjedhore ndërmjet partive politike pozitare, ka kohë që ka filluar së paku virtualisht. “Rrjedhimisht, ajo fushatë do t’i adresohet opinionit më të gjerë. Për aq sa, ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, që ndodhen në koalicion qeveritar, kishte dhe gjithnjë e më dendur ka gara implicite reciproke në funksion të përfitimeve elektorale, në një anë, po aq, morali politik qeveritar, si dhe efektiviteti pushtetar, që ndryshe, ishte dhe mbetet i dobët, ishte dhe mbetet problematik, diskutabil dhe nën nivele standarde, në anën tjetër. Në po këtë kontekst rezulton të jetë edhe nisma për transformimin e FSK-së në FAK-un e vendit tonë”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.