ARKATANA

Loja e Thaçit me ushtrinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë thonë se paralajmërimi i presidentit Thaçi për dorëheqje nëse ushtria nuk votohet në Kuvend është vetëm një lojë e tij, pasi që, siç thonë ata, ushtria është një “kartë e fortë” e tij për dallim nga dëmet që i bëhen vendit me Demarkacionin dhe Asociacionin.

Zotimi i presidentit Hashim Thaçi për të dhënë dorëheqje po qe se nisma e tij për krijimin e ushtrisë nuk përkrahet nga Kuvendit konsiderohet të jetë vetëm një lojë e tij. Kjo deklaratë madje nuk mund të cilësohet si një premtim i vërtetë.

UBT

Kështu së paku vlerësojnë përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë, të cilët thonë se presidenti do të duhej të jepte dorëheqje qysh moti për çështjen e demarkacionit, Asociacionit e çështjeve të tjera në kohën sa ishte shef i ekzekutivit.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se deklarata e Thaçit për dorëheqje ka ardhur si tentim për ta shpërlarë veten nga të gjitha dështimet e tjera të tij. Ata madje thonë se presidenti tenton të jetë mjeshtër i zhvendosjes së vëmendjes, duke krijuar procese të heroizmave siç është rasti me ushtrinë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.