Eko Higjiena

Loja e Mustafës me ushtrinë

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri Isa Mustafa nuk i ka qëndruar zotimit të dhënë dhjetë ditë më parë përkitazi me transformimin e Forcës së Armatosur (FSK) në ushtri.

Kishte paralajmëruar se gjatë kësaj jave do t’i publikonte modalitetet e këtij transformimi, por këtë nuk e ka bërë as të premten, kur është dita e fundit e punës për këtë javë.

Ditën e parë të shtatorit, në një përgjigje dhënë “Kohës Ditore”, Zyra e kryeministrit pati theksuar se “javën e ardhshme kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në konsultim me partnerët e koalicionit do të marrë qëndrim konkret mbi modalitetet e transformimit të FSK-së”.

HW

Prej dy ditësh gazeta ka adresuar pyetje në të njëjtën zyrë, nëpërmjet të të cilave është kërkuar të dihen modalitetet. Një përgjigje nuk ka ardhur deri në fund të së premtes. Dhe, përgjigje nuk ka pasur as ministri Arban Abrashi, i cili është edhe zëdhënës i Qeverisë.

Mandatin e shkuar Qeveria ka përgatitur amendamentin e edhe ligjin, nëpërmjet të të cilëve krijohej baza legale për transformim.

http://koha.net/?id=27&l=74681

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.