Uji Dea

Loja e LDK-së, i do 7 ministri, presidentin dhe kryeparlamentarin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kërkesat e LDK-së kundrejt LVV-së që pozita e kryeministrit të baras vlerësohet me 4 ministri, të kenë pozitën e kryeparlamentarit, si dhe ulësen e presidentit(pas dy viteve) po shihen si lojë e radhës e LDK-së. Analistët vlerësojnë se kushtet e tilla nga ana e LDK-së kanë për qëllim fuqizimin e kësaj partie në negociatat me Vetëvendosjen, si dhe zbehin mundësinë për bashkëpunim mes dy partive, shkruan sot gazeta Zëri.

Dy partitë opozitare në legjislaturën e kaluar, LVV dhe LDK të cilat në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shënuan fitore në raport me partitë që ishin në pushtet, tashmë disa muaj po negociojnë për arritjen e një koalicioni pas zgjedhor. Ndonëse të dyja partitë deklarativisht thonë se janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes, është LDK-ja ajo e cila ka potencuar se nuk dëshiron që me LVV-në të udhëheq me numër të barabartë dikasteresh qeveritare. Madje kandidatja për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani kishte thënë se pozita e kryeministrit ka barasvlerë sa katër ministri.

Mobi Casa

“Ofenduese nëse dikush thotë që pozita e kryeministrit është e barasvlershme me pozitën e kryetarit të Kuvendit. Njëjtë ofenduese nëse thuhet se ajo e kryeministrit është e njëjtë me atë të Presidentit. Nuk është e barabartë sepse vetë kryeministri ka barasvlerë sa katër ministri”, ka thënë Osmani. E njëjta gjë është ripërsëritur nga përfaqësues të kësaj partie, mirëpo është kundërshtuar ashpër nga zyrtar të “Vetëvendosjes”, të cilët thonë se assesi nuk do të pranojnë kushte nga LDK-ja. Madje sipas tyre nuk përjashtohen as zgjedhjet e reja, pasi që siç vlerësojnë ata, qeveria e re nuk do të bëhet dosido.

Në anën tjetër njohësit e rrethanave politike, deklaratat e LDK-së për ministri shtesë i shohin si tentativë e tyre për ta fuqizuar rolin e tyre në raport me Vetëvendosjen. Megjithatë sipas tyre, si LDK-ja ashtu edhe LVV-ja e kanë të qartë se arritja e një koalicioni është e pashmangshme për të dyja palët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.