UBT

LOGOS-i zvicerian ia ndryshon pamjen Kllokotit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kllokot – Edhe këtë vit si edhe viteve të kaluara, Projekti për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, që financohet nga Qeveria zvicerane, Përmes fondeve të dedikuara për investime, ka financuar projektin për rregullimin e hapësirave të gjelbëruara brenda Kllokotit.

Ky është projekti i katërt që LOGOS ka financuar brenda këtij viti në Komunën e Kllokotit. Zyrtarët komunal të Zyrës për projekte, kanë bërë të ditur se Komuna e Kllokotit në saje të bashkëpunimit me projektin LOGOS, po përmbyll vitin 2013, me një numër më të madh të projekteve të realizuara në infrastrukturë.

Ata thonë se projekti LOGOS, krahas rregullimit të hapësirave të gjelbëruara dhe pushimoreve për qytetarë , brenda Kllokotit këtë lokalitet këtë vit e ka ndihmuar edhe me rregullimin e shtratit të përroskës dhe hapësirave përreth saj, rregullimin e dy pjesëve të trotuarit dhe hapësirave të gjelbëruara në këtë trotuar.

FIDANISHTJA

Të gjitha këto projekte janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë të komunës dhe LOGOS-it dhe ishin projekte të propozuara nga vetë qytetarët.

Dardan Maliqi, përgjegjës i projektit LOGOS për projekte investive në Komunën e Kllokotit, tha se projekti për rregullim të hapësirave të gjelbëruara, mbjelljen e drunjve dekorativ si dhe pushimoreve, i realizuar tani së voni në Kllokot, është nga fondet e pa shpenzuara nga projektet tjera që LOGOS ka realizuar në komunat partnere dhe si i tillë është realizuar pas përzgjedhjes që i ka bërë komisioni i përbashkët nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës , Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe MAPL.

Ndryshe sipas tij, pos në Kllokot LOGOS në këtë fazë ka realizuar projekte edhe në komunat Viti, Novobërdë, Ranillug, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpce etj, ka njoftuar për rajonipress, zëdhënësi i komunës Aziz Zuka./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.