FITORJA

Logos i pranishëm në Artanë edhe në vitin 2013

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Norbert Pijls në takim me Bajrush Ymerin ka premtuar se projekti Logos do të vazhdojë ta përkrah edhe në vitin 2013 komunën e Artanës. Ai tashmë ka premtuar një donacion prej 30 mijë eurove për të rinovuar disa shkolla në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri është takuar të premten me zotin Norbert Pijls, koordinator i projektit Logos.

Mobi Casa

Gjatë këtij takimi Ymeri e ka falënderuar zotin Pijls për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që po jep qeveria Zvicerane përmes projektit LOGOS. ,,Falë punës së përbashkët që kemi bërë së bashku në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2012 ne aprovuam Planet Zhvillimore Komunale, Planin urban për zonën kadastrale të fshatit Bostan dhe vlerësimin strategjik mjedisor për Komunën e Novobërdës. Po ashtu falë përkrahjes dhe mbështetjes së juaj ne sot kemi të ndërtuar trotuarin për rreth rrugës kryesore Llabjan-Koznicë dhe po ashtu në të gjitha vend pritjet për autobus ndërtuam kabina për pritje e autobusëve për qytetarët tanë. Këto janë disa projekte kapitale që ne i realizuam së bashku gjatë vitit 2012 me bashkëfinancim dhe me këtë rast dëshirojë të falënderojë juve personalisht, stafin e juaj dhe tërë Qeverinë Zvicerane” është shprehur Ymeri.

Kurse Norbert Pijls, koordinator i projektit ka falënderuar Ymerin për bashkëpunimin e mirë dhe e ka njoftuarat atë se projekti LOGOS ka paraparë që edhe këtë vit të vazhdojë bashkëpunimin me komunën e Novobërdës dhe atë do të mbështetet në disa fusha. ,,Do të punojmë edhe këtë vit për vazhdimin e punës rreth planeve zhvillimore rreth implementimit të disa projekteve që burojnë nga këto plane. Po ashtu do të vazhdojmë të mbështesim komunën në organizimin e debateve rreth buxhetit komunal, do të ndihmojmë komunën në organizimin e zgjedhjeve nëpër fshatra për zgjedhjen e këshillave lokale. Pastaj do të implementojmë një projekt deri në vlerën prej 30.000 euro me kusht që komuna të participojë këtë vit me 30 % dhe pas konsultimeve me ju ky projekt ka të bëjë me renovimin e disa shkollave. Po ashtu do të vazhdojmë të mbështesim zyrën për barazi gjinore” u shpreh zoti Pijls./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.